Lajme

“Krenarë me ty babë”, kryetari i Hanit të Elezit shpërblen me bursë djalin e vetë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:01 / 1 May 2024

Komuna e Hanit të Elezit, ka publikuar rezultatet për përfitues të bursave për studentët e kësaj komunë. Në thirrjen e hapur nga Drejtoria e Arsimit përfituan 40 studentë. E në mesin e tyre është edhe djali i kryetarit, Elbasan Ballazi, ai ka dal i 27-ti në listë, shkruan Insajderi.

Drejtoria e Arsimit në fund të shkurtit kishte shpallur “Thirrje Publike për Ndarjen e Bursave për student të Komunës së Han të Elezit”.

Studentë të shumtë kishin aplikuar në shpresë për marrjen e një bursë. Por, në rezultatet e publikuara para tre ditë me 27.04.2024 del se kanë përfituar 40 studentë.

Në mesin e tyre është edhe djali i Mehmet Ballazhit, kryetarit të Komunës së Han Elezit.

Elbasan Ballazhi ka dal i 27-ti në listën e përfitueseve.

Djali i kryetarit shihet që edhe viziton në zyre babain e ti, madje shprehet krenarë me të.