Me datën në shkurt të vitit 2025 qytetarët e Kosovës pritet t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Qeverinë e re.
Data e zgjedhjeve u vendos pak ditë më parë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Por si pritet të dalë rezultati zgjedhor dhe a formohet Qeveria e re me koalicion ?
Njohësi i zhvillimeve politike, Blerim Burjani, foli për “Gazeta Blic” në lidhje me këtë çështje.
I njëjti bëri edhe një parashikim të rezultatit zgjedhor.
Ai tha se ka shumë arsye se pse LVV-ja nuk e formon dot Qeverinë e vetme edhe pse do të qëndrojë në vendin e parë.
“Nuk mendoj se LVV-ja e formon e vetme Qeverinë dhe për këtë ka shume arsye pse. Të gjithe e dijnë por natyrisht edhe VV-ja se pa reformë të thellë brenda vetes dhe reformë në koncept politik nuk ka gjasa të arrij synimet e saj.Gjendja e elektoratit apo opinionit kanë ndryshuar edhe pse ‘makineria e merketingut’ në politikë ende deri diku i funksionon por ka humbë shumë njerëz” tha Burjani për “Gazeta Blic”.
Ai tha se LVV-ja pritet të shkojë kuotën 36% deri në 38 %, , LDK 20%, PDK 19% dhe AAK-NISMA rret 8%.
“LVV-ja është në kuotën 36% deri në 38 % pra nuk besoj se e formon dot Qeverinë e vetme, LDK 20%, PDK 19% dhe AAK-NISMA rret 8%. Pra nuk jam fare optimist që VV-ja pa koalicion mundet me qeveris.” tha Burjani në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 fitoi mbi 50% të votave duke arritur të formojë e vetme Qeverinë.
Ajo la pas Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).