Ballina

Efekti Ronaldo, Al Nassr për tre ditë ka kaluar me ndjekës skuadrat si Napoli, Roma e Marseille…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:22 / 3 January 2023

Efekti Cristiano Ronaldo ka shtuar interesin te skuadra e Al Nassr. Përfitimet po shtohen me shitjen e fanelave dhe biletave. Së fundi ka patur edhe rritje të ndjekësve në rrjetet sociale. Tashmë janë më shumë se 6 milionë e 300 mijë.

Para se të firmoste Ronaldo numërohen rreth 800 mijë. Kjo ka bërë që ekipi arab të kalojë edhe skuadra me emër si Roma, Napoli apo Marseille. Vetëm njoftimin i prezantimit të 37-vjeçarit ka marrë më shumë se 31 milionë pëlqime.