Lajme

Nxehet debati, Kurti pyetet edhe për Luiz Ejllin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:36 / 29 March 2023

Kryeministri Kurti është pyetur sonte në Debat Plus nga një qytetar se a i pëlqen banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP Albania, Luzi Ejlli, i cili është kthyer në fenomen.

“A po të pëlqen Luizi i Big Brother Albania”, ishte pyetja e qytetarit të cilën e lexoi gazetari.

Por, që Kurti nuk e kishte idenë se kush është këngëtari.

“Për besë nuk e ndjek, po nëse ndjeket aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, u shpreh Kurti.