...

Lajme

Fatmir Sheholli: Albini paradite është Ramadan e pasdite Radovan, Dejona Mihali të arrestohet!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:52 / 23 August 2023

I ftuari i radhës në emisionin “20MIN+” që transmetohet në platformat e kosovalive.net ishte drejtori i Institutit për Marrdhënie Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

Ai pati kritika të ashpëra për Qeverinë Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, shkruan kosovalive.net

Sheholli tha se do të dorëhiqen edhe rekrutët e rinj serbë nga Policia e Kosovës.

“Pas dorëheqjes së rreth 700 policëve serbë, do të dorëhiqen edhe rekrutët e rinj.”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se Serbia i paguan 50 mijë serbë që jetojnë në Kosovë.

“Serbia i paguan 50 mijë serbë të Kosovës nga Serbia. Lista Serbe i ka nën kontrollë këta serbë, 50 mijë serbë janë të kontrolluar.”, tha ndër të tjera Sheholli.

Drejtori i Institutit për Marrdhënie Ndëretnike kritikoi kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani që nuk e kanë takuar asnjë nga kryetarët serb që udhëheqin komuna në Kosovë. Ai u shpreh se kryeministri Kurti ia ka dhënë me dorë kontrollin Vuçiqit mbi serbët lokal.

“Që prej tri vitesh, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, nuk i takuan asnjëherë 10 kryetarët e komunave me shumicë serbe.”

“Kurti i priti disa serbë në zyrë pa influencë te serbët kosovarë.”

“Kurti nuk është dashtë me ia dhënë kështu me dorë Vuçiqit kontrollin mbi serbët lokal.”, tha ai.

Sheholloi foli edhe për Këshillin Nacional Serb që do të mbahet në Graçanicë.

“Me 26 gusht në Graçanicë do të mbahet Këshilli Nacional Serb dhe nga ky takim pritet që problemi i Veriut të zhvendoset edhe në gjashtë komunat me shumicë serbe në Kosovë.”, u shpreh Fatmir Sheholli.

Ai shtoi se Kosova duhet të kryej detyrat shpejtë që ia ka dhënë ShBA dhe BE.

“Nëse ne nuk i kryejmë detyrat shpejtë siç na kanë thënë ShBA dhe BE do të kemi situata të rënda.”

“E kisha mirëkuptuar Kurtin nëse do t’i refuzonte detyrat nga Rusia e Kina, por është e paqartë pse po e refuzon BE dhe ShBA.”, shtoi ai.

Sheholli u shtoi se në Veri mund të ketë konflikt nëse zgjidhja synohet me polici.

“Me udhëzime administrative nuk zgjidhet çështja e Veriut.”

“Në Veri mund të ketë konflikt nëse zgjidhja synohet me polici e pa dialog. Serbët në Veri janë të armatosur dhe lehtë mund të ndodh konflikti.”

“Kurti dëshiron që ta shfrytëzojë këtë situatë me serbët vetëm për vota. Po të vepronte mirë Kurti, unë do t’i bashkohesha atij.”

“Jam munduar të gjej ndonjë gjë të mirë Qeverisë Albin Kurtit por nuk po arrijë të shoh kurrgjë.”

“Albini paradite është Ramadan e pasdite Radovan.”, tha ai.

Në fund, Sheholli kërkoi arrestimin e gruasë misterioze e të fuqishme të LVV-së, Dejona Mihali.

“Dejona Mihali, del e thotë se liderët e LDK, të PDK dhe AAK, kanë fol me Devollët, me Shkëlqimin, kush është ajo, sot ajo ishte deshtë me këndu para prokurorit. Ky është skandal.”

“Mihaili qysh mbrëmë u dashtë të arrestohet”, përfundoi ai.

INTERVISTA E PLOTË:

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.