Lajme

Zyrtare: Mbappe firmos me Real Madridin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:19 / 3 June 2024

Kylian Mbappe ka arritur marrëveshje me skuadrën e madhe spanjolle Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen të hënën.

Mbappe me Realin ka firmosur kontratë pesëvjeçare. Ai klubit madrilen i bashkohet nga Paris Saint-Germaini.

“Real Madridi dhe Kylian Mbappe kanë arritur marrëveshje që ai të jetë lojtar i Realit për pesë stinorët e ardhshëm”, thuhet në komunikatën e Real Madridit.