Lajme

“Mjaft Edi Rama”, publicisti godet rëndë kryeministrin shqiptar pas deklaratës për Rugovën, ka dy fjalë edhe për Abdixhikun

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:12 / 11 June 2024

Publicisti shqiptar Miliam Nela ka kritikuar LDK-në për ftesën që i ka bërë Edi Ramës.

Sipas tij, “Lumir Abdixhiku me ftesën që i ka bërë sot Edi Ramës i ka ngulur gozhdën e fundit Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Më tej, thotë se me fjalimin që mbajti Edi Rama për Rugovën ishte dëshmi se akoma nuk e njeh figurën dhe personalitetin e tij, ndërsa politikën e tij jo se jo.

Publicisti shprehet se këtë gjë LDK-së nuk do t’ia falë votuesi asnjëherë.

Shkrimi i plotë:

RUGOVA NUK ASHT LOPË QË TË MUND TA MJELËSH TI EDI RAMA!

Kurrë nuk e kisha menduar se LDK-ja që u themelua nga themeluesi i shtetit të Kosovës do arrinte në këtë ditë!

Fotot flasin më shumë se mijëra fjalë!

Edi Rama e cilësoi president pa pallat e pa komb Dr Rugoven, duke perdorur një citat të Ismail Kadaresë.

E këtë e përseriti disa herë.

Duke cilësuar Rugovën lider pa komb ai në fakt aludon dhe godet shqiptarët e sotëm të Kosovës duke i konsideruar ata të pakomb!

Ai po ashtu e fyu rëndë jo vetëm presidentin historik por edhe popullin e Kosovës duke e quajtur president të vetshpallur, kur e gjithë bota mbarë e di se Dr Rugova u zgjodh në atë post me votë të lirë e demokratike, e mbi të gjitha vullnetin e lirë të shqiptarëve të Kosovës!

Shqiptarët e Kosovës janē të parët që kanë bërë dhe ushtruar zgjedhjet e lira e me vullnet të patjetërsuar jo vetem në trojet shqiptare por në të gjithe Ballkanin!

Por normalisht për ty Edi Rama zgjedhjet e lira janë koncept që as nuk e njeh e as nuk e ke prekur kurrë!

Edi Rama nuk ka turp që të shfrytëzojë çdo mundësi e çdo tribunë, mjafton të fitojë pikë (poena) politike.

Ai nuk e ka gajle hiç të lëpijë çfarë ka pështyrë më parë, mjafton të përfitojë nga kjo.

Ai sot dëshmoi në fjalën e tij se akoma sot 18 vjet pas vdekjes nuk e njeh fare figurën dhe personalitetin e tij se politikën e tij jo e jo.

Edi Rama e quajti Dijetarin Rugova lider ekstravagant kur ai ishte krejt e kundërta e ekstravagancës politike.

Dr Rugova në çdo moment të jetës së tij intelektuale demonstroi veç urtësi, mençuri e aspak ekstravagancë!

Ekstravagancë shet Edi Rama që vishet me kokole e shkon ne pallatin Elize me atlete!

Kjo është ekstravagancë!

Dr Rugova ishte unik si lider, si udhëheqës e udhërrëfyes i Kosovës drejt pavarësisë së saj!

Ata që ishin në atë sallë mund të kenë harruar çfare ke thene ti per Kosovën e Rugovën Z. Edvin, por ne të tjerët qe e kemi jetuar atë kohë e përjetuar ngjarjet e Kosoves, nuk harrojmë.

Ata që ishin në atë sallë mund të kenë harruar çfarë ke vjellë ti Edi Rama kundër rrugës së Kombit por ne NUK kemi harruar.

Ata që ishin në atë sallë e që të duartrokisnin mund të kenë harruar se çfare ke bere ti Edi Rama kundër Kosoves e në favor të Serbisë gjate 11 viteve të tua si KM i Shqipërisë por unë dhe shqiptarët qe e duan Kosovën dhe Shqiptarinë NUK ta harrojnë!

Lumir Abdixhiku me ftesen që i ka bërë sot Edi Ramës i ka ngulur gozhdën e fundit Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ky akt është i pafalshëm e votuesi shqiptar i Kosovës nuk do të ia falë kurrë.

Nuk do zgjatem për këtë sepse kam shkruar edhe njëherë tjetër.

Nuk e di si ndihen ata që kanë ndjekur dhe mbështetur Dr Rugovën në krye të LDK-së dhe Kosovës por unë ndihem tepër i fyer sepse duke e përmendur atë ti fyen jo vetëm emrin e tij por çdo shqiptar që ka në deje gjak Iliro-Dardan!

Dr Rugova është i shenjtë për shqiptarët e nuk mund të fyhet!

Mjaft Edi Rama!