...

Lajme

Silvinjo: I zhgënjyer me rezultatin, por krenar me lojtarët që dhanë gjithçka në fushë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:30 / 16 June 2024

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, ka thënë se është i zhgënjyer me humbjen ndaj Italisë, por krenar me lojtarët që dhanë gjithçka në fushën e blertë.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin, por krenar me lojtarët që dhanë gjithçka në fushën e lojës”, ka thënë Silvinjo.

Ai theksoi se akoma nuk ka menduar për dy ndeshjet e tjera.

“Jo, jo nuk kam menduar, ndeshja me Italinë është e freskët, duhet të përgatitemi në stërvitje, pastaj do të vendosim”.

“Kemi futbollistë të ri, Muçi, Hoxha, Asllani apo Mitaj debutuan të gjithë, kanë bërë një punë fantastike, është një ekip i ri në moshë. Tifozët ishin më të mirët në skenë sot”, u shpreh Silvinjo.

Trajneri Silvinjo ripërsëriti se duhet të mësohen që të luajnë në Kampionate Evropiane dhe Botërore për të fituar sa më shumë eksperiencë.

Ndryshe, Shqipëria do të luajë ndeshjen tjetër me Kroacinë, teksa Italia me Spanjën.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.