...

Lajme

ÇUN LAJÇI PËR AGIM DOÇIN: LAMTUMIRË MJESHTËR QË S’U PAJTOVE KURRË ME BUDALLAKITË E SHQIPTARIT

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:30 / 25 June 2024

Agimit, – Kosova djep lirie!

Nga Çun Lajçi

E kuptova se nuk do ngulësh këmbë më, n’akull as n’rërë! E mora vesh atë ditë kur erdhe paksa i “dredhuem”, t’më takosh të stoli i gurit, n’sheshin e Lalit Eri, me ato pak libra që kisha e me një sharki kokëmadhe!

Atë ditë humorin e pate me kryet tim siduket, por ti e lidhe me sharkinë; – ç’të duhet sharkia kryet sa nji shinik n’qytetin e tallavishtes! Kape defin n’do t’shesësh libra!

– Jam lodhur me pavlerat u ankove atë ditë, kur e palove nën sqetull librin tim me një dedikim të varfër, – njeriut që tërë jetën thuri vargje për Kosovën dhe u bë fushë e përgjakur luftërash e varresh n’këngët që s’heshtin”!

– Na ka marrë dreqi lum vllau; – jo nëpër kamë, po nëpër ko*e dhe po na rruen qysh po don e ku po don! T’pa lamit po lahen me dien e tjetrit dhe vlera ka kalua n’xhepat e kokëboshit!

Jam lodhë me ket “mullinin” tim, u ankove duke e fërkuar kokën, sikur ajo kishte luajtur pak terezie!

Atë ditë nuk pive kafe me mua!

– S’dua t’ia prishi shijën asaj kafës së fundit me Bubulinën tënde n’Rogner, – kështu the, dhe ike me “Bekimin e plisit t’Moisiut” nën sqetull!

Mua s’ma këpute vetëm telin e zemrës me ato fjalë, por edhe telin e trashë të sharkisë ma këpute dhe mbeta heshtak n’Tiranën e xhurulltive, pa këngë e pa shitje!

E dija se nuk do ngulësh këmbë më, do ikje me rrëshqitjen e parë! Por; – pse n’Pogradec e jo n’Pukë? Ishe a s’ishe mirditor?

Nejse!

Aty e kemi fundin të gjithë, sa do që ngulim këmbë si thiu n’akull!

Lamtumirë mjeshtër që s’u pajtove kurrë me budallakitë e shqiptarit! Do mbahesh mend si njeri me zemër t’bardhë, atdhedashës i djegur dhe poet i kangës që s’shuhet!

Pusho të të tjerët, se një grusht dhe do e hudhi mbi trupin tënd, bashkë me Remzi Ejupin, llapjanin, që e deshte e të deshti, e kurrë s’të harroi!

Kështu e paska jeta; – prit e përcjell!

Prishtinë, 24.06.2024

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.