Lajme

Bajrami: Kurti është dorëzuar si kryeministër, i ka mbetur vetëm t’ju kërkojë falje votuesve të tij

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:46 / 26 June 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se Albin Kurti është dorëzuar si kryeministër.

Ajo thotë se Kurti asnjëherë nuk e ka luajtur rolin e kryeministrit, por sipas saj, çdo herë të opozitarit.

“Ai edhe tani kur është në pozitë edhe ka pasë qe tri vite e gjysmë shumicën absolute ,ai më shumë karshi Kosovës ka lujtur rolin e opozitarit, duke vu obstruksionet të tilla dhe duke sjellë shtetin e Kosovës në një situatë për të cilën ne po flasim. Do të ishte komplet e pabesueshme para tri viteve, që unë dhe ju, me pasë një bisedë të tillë dhe ndonjëri prej neve me parashiku që Kosova ka me u gjindë pas një periudhe kohore në situatën të cilën po e diskutojmë”, tha Bajrami.

Ajo thotë se Kurti është dorëzuar, pasi që sipas saj, po kërkon zgjedhje të parakohshme.

“Ai mundet me shku në zgjedhje kurdo që ka dëshirë, por e themi de facto është dorëzua, sepse ka kërku që të shkohet në zgjedhje. ajo çka i mbetet është të dalë, t’u kërkojë falje votuesve të tij”, tha Bajrami.