...

Lajme

Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth zgjedhjeve, këto data përmenden

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:55 / 26 July 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër liderëve të partive, ku i ka ftuar që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve

Osmani ka shkruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK. Partia e Fatmir Limajt nuk kishte arritur ta kalonte pragun zgjedhor.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.