...

Lajme

Selmanaj: Koha e zgjedhjeve, prandaj i duhet Kurtit të vjedhë pak lavdi nga Rugova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:21 / 8 September 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, sor në Podujevë

Selmanaj ka shkruar në Facebook se tani që është koha e zgjedhjeve, i duhet Kurtit të vjedh pak lavdi nga Rugova.

Sipas tij, Kurti dhe politika e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me Rugovën.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Koha e zgjedhjeve, prandaj i duhet Kurtit të vjedhë pak lavdi nga Rugova.

Ju dhe politika juaj nuk keni asgjë të përbashkët me Rugovën. Nderi më i madh që mund t’i bëni Rugovës është të heshtni.

Rugova krijonte miq ndërkombëtarë.
Kurti krijon armiq ndërkombëtarë.

Rugova i hapte dyer Kosovës.
Kurti po ia mbyll dyert Kosovës.

Rugova i ndihmoi Kosovës të fitonte lirinë.
Kurti i ndihmoi që Kosova të futej nën sanksione.

Rugova e kishte adresë kryesore Uashingtonin.
Kurti e ka adresë kryesore Ohrin.

Rugova kishte plan dhe vizion kombëtar për Kosovën.
Kurti ka vizion vetëm për veten (madje as për partinë e tij jo).

Rugova me pak para arriti që të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar dhe të ketë shumë takime ndërkombëtare me burrështetas botërorë.
Kurti me 12 miliardë euro buxhet, dhe me dhjetëra ambasada e konsullata të Kosovës nëpër botë, nuk e pret askush.

Rugova bashkëpunonte me shqiptarët në Maqedoni, Luginë dhe me Shqipërinë.
Kurti i përçan ata dhe kërkon pushtet në Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë.

Rugova bashkëpunonte me opozitën.
Kurti i quan argat të Serbisë kushdo që mendon ndryshe.

Rugova rrethonte veten me intelektualë.
Kurti rrethon veten vetëm me të padijshëm dhe me zemljak të Radojçiqit.

Ndërsa ju “guximtarët”, bashkë me “krye-guximtaren” që sot është presidente, ju që guxuat të shanit e të hidhni vrerë mbi LDK-në, nuk guxuat as me gjysmë fjale të kundërshtonit Kurtin në të gjitha skandalet e mësipërme.

Madje as kur ua shuajti partinë nuk guxuat të bëni zë.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.