...

Lajme

Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit: Je një mjeran politik

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:22 / 8 September 2024

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i cili me rastin e vendosjes së shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë, e quajti Bulliqin mashtrues e tradhtar.

Bulliqi, në reagimin e tij ka thënë se “është për të ardhur keq, por nuk është e papritur që një person si Ekrem Hyseni përpiqet ta përbaltë mua në një moment kaq të rëndësishëm”.

“Në këtë moment ai dhe partia e tij duhet të ndjehen të turpëruar që për 20 vjet në pushtet nuk arritën ta nderojnë asnjëherë Presidentin Rugova, por e keqpërdorën gjithmonë figurën dhe personalitetin e tij për përfitime elektorale”, ka shkruar Bulliqi.

Më tej ai ka thënë se “Ekrem Hyseni si një mjeran politik që s’dinë nga të kapet nuk është në gjendje të kuptojë se respekti dhe nderimi për një figurë si Dr. Ibrahim Rugova shkon përtej interesave të ngushta personale”.

“Në përfundim, dua t’ju kujtoj të gjithëve se historia nuk shkruhet nga ata që ulërasin më shumë, por nga ata që punojnë për të mirën e përbashkët, si dhe që dinë t’i nderojnë figurat meritore në historinë e lavdishme të Kosovës”, ka shkruar Bulliqi.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.