Lajme

A do japë dorëheqjen Berisha? Dervishi: Nga kush? S’është kryetar i asnjë partie…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:53 / 17 May 2023

Gazetari Lutfi Dervishi tha në një intervistë për Euronews Albania se Berisha nuk ka pse jep dorëheqjen pas dështimit në zgjedhje se nuk është kryetar i asnjë partie.

Sipas tij kjo çështje do mund të shtrohej nëse PD nuk do të ishte e përçarë siç është dhe nëse në zgjedhjet e fundit nuk do ishte përdorur praktika e blerjes së votës.

“Sikur Berisha të mos kishte asnjë justifikim, as çështjen e brendshme në PD as çështjen e blerjes së votës që do dalë në raport, atëherë po. Tani ka një narrativë tjetër, ja ku është gjendja e PD, ja këta që morën zgjedhjet me mënyra të tjera. Nuk shtrohet kjo pyetje tani, në politikë njeriu vjen me votë dhe ikën me votë, nuk bëhet as me trashëgimtarë dhe pasardhës, duhet rivotuar. Do vijnë zgjedhjet e tjera dhe do zbatohet statuti”, tha Dervishi.