10:25 / 12 May 2025
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të djeshme.
“Jo”, u përgjigj ai shkurt dhe i bindur, në Top Channel.
Tutje, Noka vazhdoi: “Ne këto zgjedhje nuk mund t’i njohim”, duke përmendur, sipas tij, parregullsitë që i evidentuan në procesin e djeshëm zgjedhor, përfshirë edhe ato në procesin e votave nga Diaspora.
Sipas rezultateve të fundit, PS ka marrë 53 përqind të votave, teksa PD 34 përqind.