6:21 / 12 January 2026
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është pyetur për një situatë hipotetike.
Në emisionin “Nerv”, që udhëhiqet nga Shkëlzen Gashi, Osmani është pyetur se cfarë do të bëjë nëse nuk zgjidhet presidente.
Po ashtu, Osmani është pyetur nëse do të futej në listë të VV-së në zgjedhjet e parakohshme, në rast se dështon zgjedhja e presidentit.
“Në qoftëse nuk zgjidhem presidente, unë do të gjejë mënyra që të kontribuojë për vendim tim dhe popullin tim. Ka mënyra të shumta. Nuk është ky një skenar që e mendoj për momentin, sepse unë jam e bindur që të gjithë deputetët e Kosovës, pavarësisht të cilës parti i takojnë do ta vendosin interesin e Republikës së Kosovës të parin” – tha Osmani.