Lajme

A do të jetë Luizi kandidat për kryeministër? Flet shoku i ngushtë i tij

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:28 / 18 April 2023

Miku i ngushtë i Luizi Ejllit, Joni Ndoja ka komentuar lojën e këngëtarit brenda Big Brother ku dhe javën e kaluar u shpall sërish konkurrent i preferuar nga publiku. I ftuar në ‘Fun Club’, Ndoja ka shuar disa pikëpyetje që kanë fansat e Luizit në lidhje me llogarinë ‘Go Found Me’ që u hap në adresën e këngëtarit, ku tha se ky i fundit nuk ka nevojë për lëmoshë pasi ai është artist dhe paratë e grumbulluara do i çojë për bamirësi.

Lidhur me familjarët e tij, Joni ka treguar se në Tiranë ka mbërritur nëna e Luizit e cila në ditët në vazhdim mund ta surprizojë djalin e saj. Pjesë nga biseda: Luizi do hapë Go found me vetëm për bamirësi, s ai vërtetë është? Luizi është shumë i vërtetë, unë e njoh si me lek si pa lekë.

Ai nuk ka nevojë për lëmoshë, edhe ato lek që janë mbledhur besoj do i çojë për bamirës, Luizi ka shpirtin e pasur është artist. Si ka qenë rrugëtimi i tij, sërish i preferuari? Ai është kandidat për kryeministër jo vetëm për fitore. Ai ka bërë maksimumin, më ka dalë jashtë parashikimeve. Të arrijë të perceptojë banorët dhe ti rezistojë të gjithë bërrylave.

A ka ardhur vërtet motra e Luizit, është takuar me familjen e Kiarës? Jo motra nuk ka ardhur, por nëna e cila besoj së shpejt do të jetë për surprizën e Luizi. Motra jo, janë adresat fake në Intagram që kanë përfituar pafund, që nëse do ishte vetëm një adresë do ishte me mbi 1 milion followers.