Lajme

A është Rruga e Re e LDK-së kopje e Dekadës së Re e Misionit të Ri të PDK-së?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:40 / 6 September 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht kreu i saj, Lumir Abdixhiku, ka publikuar programin e ri të partisë që drejton.

Programi gjegjës mban emrin “Rruga e Re”, ndërsa shihet si alternativë e qeverisë aktuale, përcjell lajmi.net.

Por, deri më tani kjo mund të jetë veç një kopje e zbehtë e dy slloganeve që PDK veçse i kishte përdorur në të kaluarën. Bëhet fjalë për Dekadën e Re e Misionin e Ri, fushata këto të dy ish-krerëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Në fakt, Abdixhiku, tash e një kohë ka filluar një kampanjë që për bazë ka organizimin e partisë, kryesisht brenda saj, për t’u përgatitur mbase për zgjedhjet e ardhshme kurdo që mbahen ato.

Duhet thënë me patjetër, kjo nismë deri më tani nuk ka qenë bindëse, ndërsa lexuesit me siguri se javëve në vijim do të presin edhe detajet e këtij programi.

Kujtojmë faktin se Lidhja Demokratike e Kosovës, pas prishjes së koalicionit me VV-në në zgjedhjet e 2019-ës, pësoi “fiasko” në ato të 2021-ës, duke u radhitur e treta me 12% të elektoratit.