Lajme

A është shkak përkrahja që i dha Luizi? – Kandidati i përkrahur nga ai po e fiton Shkodrën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:48 / 15 May 2023

Në Shkodër deri tash janë numëruar 50 perqind e votave të qytetarëve që dolën dje në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarët e tyre të Bashkive.

Aktualisht, në qytetin verior të Shqipërisë po prinë me 60 perqind të votave, kandidati Benet Beci, i përkrahur nga fituesi i Big Brother Vip, Luiz Ejlli.

Kundërkandidati i Becit, Bardh Spahia, ka aktualisht 40 perqind  të votave.

Kujtojmë se emri i Benet Becit, ishte lakuar nga Ejlli si personi i cili e ka ndihmuar atë në momente të vështira, gjatë kohës që ai punonte në Koorporatën Energjetike të Shqipërisë.