Lajme

A janë SHBA dhe BE të paafta ta sanksionojnë Serbinë pasi i kërkojnë lëshime Kosovës viktimë?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:51 / 24 January 2023

NGA: REXHEP TORTE

Gabriel Escobar, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak me arrogancën e të fortit synojnë që nëpërmjet Asociacionit t’ia japin peshqesh Serbisë gjenocidale Veriun e Kosovës.

Diplomatët e sipër theksuar as që i mendojnë krimet makabre serbe që Serbia gjenocidale i kreu në Kosovë, me mijëra e mijëra vrasje e masakrime dhe me mijëra e mijëra dhunime shtazarake.

Diplomatët e sipër theksuar nëse kanë zemër dhe ndjenja njeriu, duhet t’ia vënë gishtin kokës e të mendojnë si do të ndjeheshin po qe se Serbia gjenocidale do t’i kishte kryer tërë ato krime ndaj familjes së tyre ose ndaj popullit të tyre.

Diplomatë e sipër theksuar në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin e Kosovës për një pakicë serbe, e cila i gëzon të drejtat dhe liritë me shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Diplomatët e sipër theksuar duhet t’i shikojnë edhe 120 mijë shqiptarët e Luginës së Preshevës që ndodhet nën Serbi, të cilët as për së afërmi nuk i gëzojnë të drejtat dhe liritë që i gëzon pakica serbe në Kosovë, por përkundrazi janë duke përjetuar një diskriminim dhe spastrim etnik nga Serbia.

Serbia pakicën serbe në Kosovë po e përdor për qëllime hegjemoniste

Kosova zyrtare nuk do ta pranojë kurrë Asociacionin e dëmshëm, sepse Kushtetuta e Kosovës është demokratike me të drejta të barabarta për të gjithë banorët dhe nuk lejon Asociacion një etnik, sepse e din që Asociacioni serb do ta hapte rrugën për autonomi serbe dhe më pastaj edhe për shkëputje dhe bashkim të Veriut të Kosovës me Serbinë.

Daniel Server- profesori amerikan, studiues e njohës situatës në Ballkan, më 28 dhjetor 2022, deklaroi se, “ Huliganët serbë po i bllokojnë rrugët, po i sulmojnë gazetarët, po qëllojnë kundër policisë, kundër pjesëtarëve të KFOR-it, dhe këta nuk janë banditë të rastit, por ata që paguhen nga Beogradi. Krijimi i Asociacionit në kushtet aktuale do të ishte katastrofike për shtetin e Kosovës. Pushteti që tani është pas barrikadave do të bëhej pastaj pushtet që do ta udhëhiqte Asociacionin që shteti i Kosovës do ta njihte e pranonte. Do të ishte marrëzi ta bësh Asociacionin, jo vetëm se ato autoritete janë kriminale dhe të lidhura me shërbimet sekrete serbe”, deklaroi Daniel Server.

Vetëm pas njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi në Ballkan mund të ketë siguri dhe qetësi. Asociacion shkatërrimtar dhe okupues në Kosovë nuk do të ketë, as siç pretendon Serbia gjenocidale, as siç këmbëngulin pro serbët Gabriel Escobari, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçaku.

Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor në intervistën për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, deklaroi se, “Kurti s’ka nevojë të pajtohet për Asociacionin sepse Kosova është pajtuar. Një person dhe një palë nuk mund të shmang një obligim ligjor ndërkombëtar. Ne do ta bëjmë Asociacionin dhe unë do ta bëj atë duke gjetur partner dhe ka shumë partnerë”.

Gabriel Escobar duhet ta dijë se Albin Kurti është kryeministër me fitore plebishitare në zgjedhjet e fundit. Albin Kurti e përfaqëson Kosovën dhe popullin e Kosovës.

Po ia rikujtojmë Gabriel Eskobarint se edhe paraardhësit e tij pro serbët Mathew Palmer dhe Richard Grenell, e kishin përgatitur ndarjen e Kosovës, por mbeten me gishtin në gojë dhe tani bredhin rrugëve.

Joe Biden- Presidenti aktual i SHBA-ve, si njohës i shkëlqyer i Kosovës dhe i shqiptarëve, besojmë se nuk do të lejojë të preken kufijtë e Kosovës dhe se Serbia gjenocidale dhe pro ruse do ta merr ndëshkimin e merituar.

Miq dhe partnerë strategjikë nuk mund të jenë ata që ia duan të keqen Kosovës

Minierat e Trepçës dhe Liqeni i Ujmanit janë shqiptare dhe janë zemra e shpirti i Kosovës. Për fatin e Kosovës do të vendos vetëm populli dhe vota e Kosovës.

Me këtë opozitë të sotme tradhtare, Albin Kurti do të ketë fitore plebishitare në të gjitha zgjedhjet.

Kushdo që insiston në themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, nuk mund të jetë mik dhe partner strategjik i Kosovës.

Kushdo që kërkon që Serbisë gjenocidale t’ia dhurojë Veriun e begatë të Kosovës, nuk mund të jetë mik dhe partner strategjik i Kosovës

Kosova është e vetëdijshme për pozitën e saj të rëndësishme gjeostrategjike që ka, si edhe për pasuritë e saj nëntokësore e mbitokësore.

Nuk mund të jenë miq dhe partnerë strategjikë ata që shkelin mbi dinjitetin e 2 mijë dëshmorëve të Kosovës që e dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99.

Nuk mund të jenë miq dhe partnerë strategjikë ata që shkelin mbi dinjitetin afër 15 mijë shqiptarëve të pafajshëm që u vranë mizorisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Ata që shkelin mbi dinjitetin e 20 mijë femrave të pafajshme autoktone shqiptare të dhunuara shtazërisht nga Serbia gjenocidale.

Ata që shkelim mbi dinjitetin e 1643 shqiptarëve autoktonë që Serbia gjenocidale i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Ata që nuk janë në gjendje ta detyrojnë Serbinë gjenocidale ta tregojë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra kufoma shqiptare të vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera.