Ballina

A jeni optimist se do të hiqen vizat në janar të vitit 2024 ?Kështu përgjigjen lexuesit në sondazhe…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:15 / 15 January 2023

Komisioni për Liritë qytetare, Drejtësi dhe Çështje të brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, më 12 janar miratoi marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Bëhet fjalë për marrëveshjen që është arritur në dhjetorin e kaluar në mes të Parlamentit, Këshillit dhe Presidencës së Bashkimit Evropian, që atëbotë udhëhiqej nga Republika Çeke.

Vendimi u miratua në LIBE me 48 vota për, shtatë kundër dhe tri abstenime.

Miratimi i marrëveshjes në këtë komision të PE-së dëshmon se formalizimi i vendimit të bllokut evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën po shkon sipas planit dhe procedurave përkatëse, ku përfshihen institucione të ndryshme të BE-së.

Gazeta Sinjali ka pyetur lexuesit e saj se “A jeni optimist se do të hiqen vizat në janar të 2024-tës?“më shumë se gjysma janë përgjigjur me “Po”, gjithsej 53%, ndërsa pjesa tjetër janë pesimistë se do të ndodhë një gjë e tillë. 

  • PO (53%)
  • JO (47%)

Ndryshe, PE-ja ka caktuar deputetin socialist nga Holanda, Thijs Reuten, raportues të saj për dosjen që ka të bëjë me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Reuten disa herë ka deklaruar se Parlamenti Evropian do të punojë me shpejtësinë maksimale për këtë proces, i cili, siç ka thënë ai, veçse ka zgjatur shumë.

“Një hap më afër udhëtimit të shumëpritur pa viza për Kosovën”, shkroi në rrjetet sociale Reuten, duke paralajmëruar se hapi i ardhshëm në PE do të jetë votimi në seancën plenare, ku duhet të votojnë të gjithë deputetët e Parlamentit.

Diplomatët e BE-së kanë thënë se tashmë ka mbetur vetëm përmbyllja e pjesës formale të vendimit, pasi Presidenca çeke me sukses e kishte përfunduar punën kryesore në dhjetorin e vitit të kaluar.

Përpjekjet e Presidencës çeke ishin kurorëzuar së pari me pajtimin e shteteve të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky vendim ishte kompromis, sipas të cilit, liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi së bashku me funksionalizimin e sistemit ETIAS, më së voni deri më 1 janar 2024.