Lajme

A ka flirtuar ndonjë konkurrent i “Për’puthen” me Megin? Ja çfarë thotë moderatorja e njohur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:57 / 20 October 2024

Moderatorja e “Për’puthen”, Megi Pojani, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, në Top Channel. Gjatë bisedës në studio, atë e pyetën nëse ka ndodhur që ndonjë konkurrent i emisionit të dashurisë të ketë flirtuar me atë.

Pjesë nga biseda:

Ti je gjithë kjo vajzë, e bukur, e zgjuar, bombastike, energjike. Tani ndonjë konkurrent vjen për konkurrentet dhe pëlqen prezantuesen, ka ndodhur ndonjë flirt, ndonjë gjë?

Ka ndodhur. Domethënë e thonë por nuk e merr askush seriozisht. Unë jam më antipatikja në “Për’puthen”. Unë jam moderatorja më antipatike. Me atë si nisen ata drejt meje dhe me atë çfarë i pret, është një zhgënjim shumë i madh. Kur nis “Për’puthen”, edhe sezonin e kaluar por edhe këtë sezon, konkurrentët e rinj vijnë tek unë për të marrë një informacion ‘si isha?’. Unë jam dhe shumë agresive në program dhe ata pyesin ‘çfarë gabimi bëra? Si mund t’a rregulloj?’. Dhe unë u them vetëm kaq “më zhgënjeve shumë sot, pres më shumë”.

Të pëlqen kjo marrëdhënie që ke me konkurrentët?

Nuk dua të krijoj raport më të afërt me konkurrentët. Dua ti lë të lire, të ndihen shumë rehat kur flasin me mua. Nuk dua që të kenë komplekse apo të tremben.