Analisti Agon Maliqi, teksa është pyetur se a ka tendencë kryeministri i shqipërisë, Edi Rama, që ta rrëzojë qeverinë e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se nuk ekziston një plan i tillë
“Unë nuk e besoj, më duket e palogjikshme, e panevojshme. Nuk ka kurrfarë agjende për ta rrëzuar qeverinë Kurti. Ka mospajtim të thellë me mënyrën se si dy kryeministrat e shohin rajonin, politikën e jashtme, ka mospajtim të thellë qoftë edhe mbi qeverisjen e brendshme”.
Kështu është shprehur analisti Agon Maliqi, teksa është pyetur se a ka tendencë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që ta rrëzojë qeverinë e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Maliqi është shprehur i bindur se nuk ekziston ndonjë plan për ta rrëzuar qeverinë Kurti, ashtu siç është spekuluar.
Sipas tij, kjo do t’i përshtatej më së miri Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Kurti.
“Ekzistenca e një plani të tillë më shumë se kujtdo tjetër i konvenon qeverisë Kurti, ose narracioni për ekzistencën e një plani të tillë sepse duke qenë në një pozitë ku e ka çdo herë e më vështirë të prodhojë rezultate, duke qenë në një pozitë ku nuk ka edhe mundësi shumë edhe përmes shtypjes së mediave të kontrollojë opinionin se çka mendon për qeverinë, gjëja më e favorshme për qeverinë është të krijojë armiqë”, është shprehur ai.
I ftuar në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Maliqi ka potencuar se në darkën e mbrëmshme të Edi Ramës në Prishtinë, nuk kishte asgjë konspirative, shkruan Portali D.
“Mitologjia që është ndërtuar rreth kësaj darke ishte zbavitëse edhe për ne që ishim aty, ishte darkë jashtëzkaonisht normale, nuk pat asgjë konsiprative, besoj ishte një lajm i plasuar me dashkeqësi”, ka thënë ai