Ballina

A mundemi ta çlirojmë veriun pa ndihmën e ndërkombëtarëve?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:40 / 15 December 2022

Nga Florim Zeqa

Sikur ta kishim fituar vetë luftën më Serbinë, nuk do të dilnim humbës as në kohë të paqes!

Por, problemi qëndron pikërisht në faktin se ne nuk ishim të zotët ta fitojmë luftën, andaj na u desht ndihma e SHBA-ve, përkatësisht e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s.

Veriu nuk u nda sot, por 23 vjet më par

Mirëpo, edhe pas 78 ditë bombardimesh të caqeve serbe nga forcat ajrore, hyrja e forcave tokësore të NATO-s u bë e mundur vetëm përmes marrëveshjes së 9 qershorit të vitit 1999 në Kumanovë.

Se cila ishte ajo marrëveshje dhe çka përmbanë, e dinë vetëm gjeneralët e NATO-s dhe ata serbë. Krejt çka flitet dhe përshpëritet rreth asaj marrëveshje janë spekulime mediatike dhe të kafeneve, ngase ne shqiptarët nuk ishim pjesë e asaj marrëveshje!

Megjithatë, produktet e asaj marrëveshje i shijuam në vijimësi dhe po i shijojmë edhe në ditët e sotme, filluar nga vendosja e forcave ruso-franceze mbi Urën e Lumit Ibër, ku nga ajo kohë dhe deri në ditët e sotme e kemi të ndarë qytetin e Mitrovicës në veçanti dhe veriun e vendit në përgjithësi!

Nga ajo kohë e deri më sot, nuk njihet asnjë përpjekje serioze e institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe e qytetarëve për bashkimin e pjesës së ndarë 23 vite e gjysmë më parë!

Aksionet sporadike, përkatësisht veprimet e kohëpaskohme nga qeveritarët tonë asnjëherë nuk ishin serioze dhe të përgatitura për ta çuar deri në fund misionin e bashkimit të Mitrovicës dhe veriut si tërësi!

Pas çdo aksioni policor kanë ndodhur tërheqjet nga veriu, tërheqje më pasoja fatale (vrasje dhe plagosje të policëve) dhe dëme materiale (djegie dhe shkatërrim të pikave kufitare), të cilat gjithnjë janë pasuar me barrikadim të pjesës veriore nga bandat kriminale.