11:35 / 10 January 2023
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Adem Grabovci se subjekti politik të cilit i takon nuk është i interesuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë po ashtu se kjo parti është mobilizuar dhe përgatitur mirë edhe për mbajtjen e zgjedhjeve në rast se ato do të mbahen, shkruan Gazeta10.
“S’jemi të interesuar me rrëzu askënd, por as me mbajtë askënd në pushtet. Unë jam i interesuar me fuqizu PDK, me mbështetë me votuesin dhe anëtarësin e partisë. Me krijuar hapësirë për të rinjtë. Jemi shumë mirë të përgatitur, dhe shumë të mobilizuar ku do të ofrojmë ofertën më të mirë për qytetarin e Kosovës të mbështetur në argumente e suksese, e jo në dështime e mashtrime. Ky është angazhimi im. S’do të ndalem”, tha mes tjerash ai në Prime Time.