Lajme

A u arrit marrëveshja mes Kurtit e Limajt? Dalin detaje nga takimi i sotshëm mes dyshes

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:44 / 19 July 2025

Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i afatit prej tridhjetë ditësh që Gjykata Kushtetuese ua vendosi deputetëve për të konstituuar Kuvendin, raportohet se takimi i sotëm mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk prodhoi asnjë konsensus.

Sipas raportimeve bisedimet ndërmjet këtyre dy subjekteve do të vazhdojnë.

“Nuk ka marrëveshje në takimin që është mbajtur sot. VV-ja dhe Nisma vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet që kanë pasur. Bisedimet ndërmjet dy subjekteve politike do të vazhdojnë”, raporton Nacionale bazuar në burimet e veta.