Lajme

A u shpartallua grupi i Radojçiq? – Nga veriu flet Veton Elshani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:57 / 2 September 2024

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elashni ka folur për situatën në veri të Kosovë.

I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se a është shpartalluar grupi i Radojiçiq në veri të Kosovës, Elshani ka thënë se derisa ai është i lirë, mundësia është që të përsëritet diçka si rasti i Banjskës.

 “Sa është Radojçiq i lirë ka rrezik, por ne jemi me  numër të mjaftueshëm të policëve dhe gjithçka është nën kontroll. Në rast se ndodh diçka ne jemi qe të reagojmë”, ka thënë Elashni.

Tutje ai ka shtuar se policia është duke punuar vazhdimisht që t’iu ofrojë siguri të gjithë qytetarëve në veri të Kosovës.