Opozita e ka quajtur të skandaloze kërkesën e kryeministrit Albin Kurti, drejtuar ambasadorës së Luksemburgut, që mos ta takojë opozitën.
Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se është turp që kryeministri të ndërhyjë në agjendat e ambasadave.
“Kjo është skandaloze dhe është turp, pasi që kryeministri nuk ka të drejtë të përzihet në punën dhe agjendën e ambasadave”, tha ajo.
Këtë kërkesë kryeministri Albin Kurti e bëri me rast të pritjes së organizuar për Ditëlindjen Zyrtare të Dukës së Madh, Ditën Kombëtare të Luksemburgut.
“Jemi në prag të rritjes së pagës minimale në Kosovë. Prandaj, në ditët dhe javët në vijim, ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time”, citohet t’i ketë thënë Kurti ambasadores së Lukseburgut sipas komunikatës së dërguar nga Zyra e Kryeministrit.