Lajme

AAK me dyshime për agjenda armiqësore nga Kurti, Kadrijaj kërkon nga ShBA të iniciojë hetime

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:05 / 20 August 2023

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kërkuar hetim të pavarur nga SHBA, lidhur me disa “agjenda armiqësore” të Kurtit.

Ajo ka thënë se kjo parti ka ngritur dyshime rreth këtyre agjendave të Kurtit.

“Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave! A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus? Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës.Hetim, përgjegjësi, drejtësi”, ka shkruar ajo nw Facebook./teve1.info/