5:48 / 8 February 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka shkruar në facebook për energjinë elektrike në veri.
Ai ka thënë se nuk duhet paguar asnjë cent për energjinë e shpenzuar në veri.
“Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri”, tha Abazi.
Abazi shtoi se deri sa të zgjidhet problemi, rrymën në veri ta paguajë Bashkimi Evropian.
“Xhepi i varfër dhe buxheti i shtetit nuk duhet lejuar të paguaj për politikat e Serbisë. Derisa të zgjidhet problemi në veri le të paguhet energjia nga fondet e BE-së”, tha Abazi.