Lajme

Abazi me akuza të rënda: Rama pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, dëmtoi interesin e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:12 / 14 October 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka mbajtur konferencë e dytë për medie, gjatë këtyre dy javëve.

Ai në këtë konferencë foli për Raportin për Kosovën për vitin 2022, vizat, qasja Vuçiq-Rama për Kosovën si dhe për shëndetin publik.

Ai tha se Rama është pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, duke shtuar se fjalimi i tij në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e Hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë e dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë.

“Qasjen e rrezikshme nga Rama dhe Presidenti Vuçië janë tri arsye, e para Rama nuk e njeh se kush është Vuçiqi, më shumë besoj që Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomike financiare të cilat kanë përfituar nga ekonomia e luftës dhe mandej kapitalin e njëjtë e kanë përdorur për privatizimin e astateve publike të Ballkanit perëndimorë dhe ky rrjet, ekonomik politik, në raste edhe kriminal vazhdon të sfidojë demokracinë më rajon”, tha ai.

“Fjalimi i Ramës në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë”.