8:27 / 16 February 2023
Haki Abazi nuk është i përfshirë në Qeverinë Kurti 2 por është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai sot u shkarkua nga kryetari i komisionit për punë të jashtme.
Në Debat Plus të RTV Dukagjinit ai ka folur për faktin se Kurti nuk e ka përfshirë në Qeveri.
Abazi ka thënë se Kurti i ka thënë se nuk ka marrë vota të mjaftueshme për ta bërë pjesë të Qeverisë.
Premtimi ka qenë që pas zgjedhjeve të përfshihem në qeveri por më pas më ka thënë se nuk i kam marrë votat për të qenë në qeveri, më është thënë nga vetë z.Kurti. kam kërkuar që të di se sa vota i ka marrë Bislimi e ministrat që tashmë janë. E kemi tejkaluar edhe këtë pasi ishim pajtuar që të vazhdonim bashkë”, tha ai.