Lajme

Abazi për Kurtin: S’ka fare strategji në dialog, e degradoi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:02 / 14 March 2024

Ish deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se Albin Kurti nuk ka fare strategji në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, kjo qeveri e ka degraduar dialogun që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Në momentin kur kemi ardhë ne në pushtet formulimi i raportit Kosovë – Serbi ka qenë njohje ligjërisht e obligueshme me njohjen në qendër. Në momentin e fillimit të negociatave është degraduar në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjeve të arritura duke përfshirë rikonfirmimin e marrëveshjes për Asociacionin”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, kjo kryeministri Kurti ka hyrë në dialog me Serbinë pa asnjë përgatitje paraprake.