4:37 / 10 June 2022
Abazi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se sindikatat për 20 vite nuk kanë bërë asgjë për rritjen e cilësisë.
“Sindikatat janë instrumente politike të opozitës. Sepse janë sindikata të cilat për 20 vite nuk kanë bërë asgjë për rritjen e cilësisë në profesionet e tyre”, ka thënë Abazi.
Sipas tij, çështja e sindikatave duhet të jetë çështje sindikale e jo politike.
“Edhe kongreset e këtyre sindikatave ku bëhet përzgjedhja e kryetarëve të kryesisë janë problematike, por nuk është çështje e imja që unë të rregullojë përbrenda funksionimin. Çështja e sindikatave duhet të jetë çështje sindikale, jo politike dhe jo ngritje të tensioneve”, tha Abazi.