Lajme

Abazi thotë se pas kthimit nga ShBA zyrtarizon largimin nga VV-ja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:23 / 1 March 2023

Deputeti Haki Abazi njoftoi dje përmes një publikimi të gjatë se i kishte ndarë përfundimisht rrugën me kryeministrin Albin Kurti.


Deri te ‘mbushja e kupës’ erdhi me pajtimin e Kurtit për propozimin evropian që sipas Abazit i ka dy elemente fundosësë për Kosovën: konzervimin e rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe dy, asociacionit apo ‘Zajednicës’ siç e ka quajtur Abazi të komunave me shumicë serbe.


Në një përgjigje për teve1.info, Abazi ka thënë se largimin nga VV do ta formalizojë me t’u kthyer nga ShBA-ja ku po qëndron.“Jam në Amerikë. Kur të kthehem merrem me atë punë formale”, ka thënë shkurt Abazi.
Ndryshe Abazi ditë më parë u përjashtu nga VV-ja edhe nga posti i kryesuesit të Komisonit për Punë të Jashtme.

Në të njëjtën ditë kur ai u shkarkua formalisht, përmes një konference kërkoi që të merren në pyetje kryeministri Kurti e ministrja Haxhiu për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Teksa shtoi se duhet të kërkohen video-incizime për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit.