1:35 / 11 February 2024
Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi e ka kritikuar pjesëmarrjen e Albin Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni si dhe atentatin ndaj Kurtit ai e ka parë si një veprim për të fituar vota.
“Punët lloq në oborrin e vet e dil në kojshi me i tregu se si me ja bë”, ka thënë Abazi për Kurtin.
Ai i ka parë me karakteristika të përbashkëta Vuçiqin dhe Kurtin duke thënë se të dy janë lider viktimizues.
“Vuçiç dhe Kurti kanë shumë të përbashkëta, ata janë lider viktimizues të zhytur deri në fund në të kaluarën e tyre dhe historitë personalizuese në politikë, të dy urrejnë patologjikisht kundërshtarët politikë dhe urrjetjen e tyre e mshehin njëri pas shqiptarëve e tjetri pas sllavo- maqedonësve”, ka shkruar Abazi.
Ndërsa, për Taravarin ai tha: “Arben Tarvari mund të ketë qëllimin e mirë por po duket që ka harruar fjalën e urtë shqipe: “ më mirë dreqin e lagjës sime se sa engjullin e lagjës huaj”.
Postimi i plotë: