Lajme

Abazoviq: Albin Kurti e lufton korrupsionin, e ka simpatinë time për këtë punë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:26 / 23 December 2022

Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë në Top Story të moderatores Grida Duma. Aty ai ka folur për shumë çështje, e në mesin e tyre edhe për Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës.

Ai ka pasur fjalë të mira për Kurtin, duke theksuar se ai e lufton korrupsionin.

“Ka pasë një retorikë nacionaliste më herët, por tani nëse i dëgjoni deklaratat e Albin Kurtit, ato janë shumë qytetare. Edhe lidhur me çështjen që kanë të bëjnë me problemin që e kanë në veriun e Kosovës. Pra dikush që thotë nuk ka komuna të cilat janë serbe apo shqiptare, por janë gjithë komunat të njëjta, të qytetarëve, pa marrë parasysh a jetojnë aty shumicë shqiptare apo serbe, unë atë e shoh si një avantazh shumë të madh. Ai është një. Ai njëri e lufton korrupsionin dhe ka shumë si me thënë simpatinë nga ana ime për kësi lloj pune.” – tha ai në emisionin “Top Story” të udhëhequr nga Grid Duma.