Lajme

Abdixhiku dhe Rama bashkë para shtatores së Rugovës: Nën hijen e një figure që na kujton rrugën drejt lirisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:32 / 18 November 2025

Kreu i LDK-së dhe kryetari i Prishtinës shfaqen së bashku në sheshin kryesor, duke dhënë mesazh për vizion dhe qetësi politike.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një fotografi së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, para shtatores së Presidentit historik Ibrahim Rugova në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Mirëmbrëma Prishtinë. Mirëmbrëma Kosovë”, shkroi Abdixhiku krahas fotos, duke shoqëruar postimin me një mesazh simbolik për qytetarinë dhe rrugën politike të vendit.

Nën hijen e një figure që na kujton rrugën tonë të gjatë drejt lirisë e qytetarisë, sot jemi bashkë; me besim, me qetësi dhe me një vizion të qartë për të ardhmen. Prishtina flet çdo ditë me dinjitet. Kosova ecën përpara me punë e përkushtim”, u shpreh ai.

Postimi është interpretuar si një mesazh uniteti brenda LDK-së dhe si një shenjë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet udhëheqjes së partisë dhe kryeqytetit.