Lajme

Abdixhiku: Fushata jonë do të jetë e ndershme dhe plot shpresë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:14 / 2 September 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur sot përgatitjet e saj për zgjedhjet lokale, me një takim të kryetarëve të degëve, ku u diskutua strategjia dhe angazhimi për fushatën e ardhshme.

Kreu i saj, Lumir Abdixhiku tha se nga hapja e fushatës më 13 shtator në Prishtinë deri tek dita e zgjedhjeve më 12 tetor, LDK do të jetë e pranishme në çdo lagje, fshat dhe qytet të vendit.

“U mblodhëm sot me Kryetarët e Degëve për të nisur betejën tonë të madhe, zgjedhjet lokale.

Nga hapja e fushatës më 13 shtator në Prishtinë, deri tek dita e fitores më 12 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës është gati! Gati të hyjë në çdo lagje, çdo fshat e çdo qytet. Gati të flasë me secilin qytetar, të dëgjojë çdo shqetësim, e të bëjë të ardhmen që meriton ky vend.

Fushata jonë do të jetë e ndershme dhe plot shpresë.

Kandidatët tanë janë njerëzit e punës, të përgjegjësisë, të shpresës. Ata do të jenë kudo pranë jush, sepse ky është misioni ynë: të shërbejmë, të rikthejmë besimin, të kthejmë Kosovën në rrugën e zhvillimit.

Le t’i japim fund papërgjegjësisë. Le t’i japim vendit tonë shpresën që meriton. Le ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin – forcë udhëheqëse e shtetit.

Zoti na bekoftë!

Zoti e bekoftë Republikën tonë!”, u shpreh ai.