Lajme

Abdixhiku i bën thirrje mërgatës për regjistrim: Të shkojmë në 40 mijë mbështetës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:59 / 25 December 2024

Kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, ka falenderuar mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nga gjithsej 80 mijë të regjistruar, sipas raportimeve nga degët e tyre, 30 mijë janë mbështetës të LDK-së.

Ai tutje bën thirrje se, kur janë edhe 24 orë nga përfundimi i afatit, të shkohet në 40 mijë mbështetës.

“30,000 zemra për Mërgatën! Ju faleminderit për regjistrimin masiv të mbështetësve tanë! Nga gjithsej 80 mijë të regjistruar, nga të gjitha etnitë, sipas raportimeve të degëve tona, 30 mijë janë mbështetës tanë. Kujtoj se në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK i kishte vetëm 4,294 vota nga Mërgata! Ky kapërcim i madh është thirrje e kushtrim i fitores! Janë dhe 24 orë deri në përfundim! Regjistrohuni!Të shkojmë për 40 mijë! Ndryshimi i nisur në Kosovë le të mbështetet dhe nga bashkëatdhetarët tanë” shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë:

30,000 zemra për Mërgatën! 💜🤍

Ju faleminderit për regjistrimin masiv të mbështetësve tanë! Nga gjithsej 80 mijë të regjistruar, nga të gjitha etnitë, sipas raportimeve të degëve tona, 30 mijë janë mbështetës tanë.

Kujtoj se në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK i kishte vetëm 4,294 vota nga Mërgata! Ky kapërcim i madh është thirrje e kushtrim i fitores!

Janë dhe 24 orë deri në përfundim! Regjistrohuni!

Të shkojmë për 40 mijë! Ndryshimi i nisur në Kosovë le të mbështetet dhe nga bashkëatdhetarët tanë!