Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat diplomatik e shtetërorë për të evituar destabilizimin në vend.
Abdixhiku shprehu mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për policinë në veri, teksa u shpreh i shqetësuar për situatën atje.
“Më lejoni të ndajë shqetësimin për ngjarjet në veri të vendit. Të jap mbështetjen e LDK-së për djemtë tanë në veri. Të bëjë thirrje dhe ftesë që Qeveria e Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat diplomatik e shtetëror për të evituar destabilizimin e vendit”, ka thënë ai.
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, kreu i LDK-së pati akuza për Qeverinë Kurti, ku tha se sot Kosova udhëhiqet nga popullistët.
“Sot Kosova udhëhiqet nga popullistë dhe një pushtet i paaftë dhe arrogant. Në këtë ngarkesë të tyre, qytetarët po e kuptojnë çdo ditë atë që e kemi kuptuar çdoherë. Me këtë kuptim të tyre, ata kanë bërë ballë braktisjen e shtetit. Kosova sot nuk ka një projekt të madh kapital, spitalet janë pa barna dhe pa pejë. Sot në Kosovë nuk ke asnjë reformë në arsim”, tha ai.
Sipas tij, sot Kosova ka një marrëveshje që hap rrugën për vetëmenaxhim etnik.
Lajme
Abdixhiku i kërkon qeverisë koordinim me aleatët, ofron mbështetjen e LDK-së policinë në veri
3:24 / 26 May 2023