Lajme

Abdixhiku i përgjigjet Hykmete Bajramit: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:26 / 14 January 2026

Kryetari i LDK-së thekson se vendimi i tij politik do të merret nga Kuvendi i partisë pas dorëheqjes së nënkryetares.

Pas dorëheqjes së parevokueshme të Hykmete Bajramit nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofrojë.

Abdixhiku tha se pas diskutimeve të gjata brenda partisë, vendimi për fatin e tij politik nuk është më i tij, por i Kuvendit të LDK-së. Ai shtoi se nuk është i lidhur pas pozitës, por pas partisë, dhe çdo vendim që merret nga organet e saj do të respektohet me dinjitet dhe qetësi.

“Kuvendi do të vendosë hapur dhe demokratikisht. Le të presim debatin dhe vendimin e shtëpisë sonë”, theksoi Abdixhiku, duke shtuar se mbi çdo emër është LDK-ja dhe interesat e saj.