Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur pas kalimit të votëbesimit në Kuvendin e LDK-së.
Abdixhiku, ndër të tjera, ka vlerësuar se është i gatshëm të flasë për të gjetur një zgjidhje për presidentin.
Tutje, Abdixhiku ka theksuar se presidenti i ardhshëm duhet të jetë konsensual.
“Kemi diskutuar se na duhet diskutim brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike s’kemi fjalën për pazare. Por që duhet të ulen që të bëhen numrat për një president të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Prandaj jam i gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për t’i dhënë zgjidhje çështjes së presidentit që duhet të jetë konsensual, dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar të Republikës së Kosovës”, ka thënë Abdixhiku në një konferencë për media pasi delegatët e partisë ia refuzuan dorëheqjen.