10:42 / 20 June 2022
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë mëngjes është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur cdo temë, njofton Sot News.
“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, në këto momente është duke u mbajtur mbledhja e dy qeverive.