Lajme

Abdixhiku: Kjo është përmbysje e rendit kushtetues

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:00 / 25 July 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se përfaqësuesi ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij, kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe se LDK pret që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
“Përfaqësuesi ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi Abdixhiku.