Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas lajmeve se vëllai i shefit të stafit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka aplikuar për t’u licencuar për tregti me energji elektrike në Kosovë.
Abdixhiku në reagimin e tij tha ‘Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve’ duke iu referuar deklaratës së shefit të Stafit të Kurtit, Luan Dalipi për vëllain e tij.
“Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve.Fat familjarëve.Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’.Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas.
Reagimi i plotë 👇:
Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve.
Fat familjarëve.
Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’.
Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas.
Do ta bëjmë!
Lajme
Abdixhiku: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, do ta bëjmë!
11:54 / 30 May 2025