Lajme

Abdixhiku: Kryeqyteti po i prinë valës së madhe të fitoreve anembanë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:26 / 5 October 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kodra e Trimave, janë me LDK-në e Përparim Ramën.

Ai pas një takimi që kanë mbajtur në këtë lagje të kryeqytetit, ka thënë se Prishtina po i prinë valës së madhe të fitoreve.

“Na dhatë zemër dhe krah. Një tubim si asnjë tjetër deri më tash. Ju faleminderit! Jemi pa fjalë. Kodra e Trimave, Dega e parë, janë me LDK-në, janë me Përparim Ramën, janë me vet Prishtinën. Kryeqyteti po i prinë valës së madhe të fitoreve anembanë. Fitore, asgjë më pak se kaq”, ka shkruar ai në Facebook.