Lajme

Abdixhiku: Kurti nuk e propozoi kurrë Murat Jasharin në takimet tona

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:00 / 12 March 2026

Kreu i LDK-së thotë se në tri takimet me kryeministrin nuk është diskutuar për kandidat konsensual për president, përveç emrit të Glauk Konjufcës në takimin e tretë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të KosovësLumir Abdixhiku, ka treguar detaje nga tri takimet që ka zhvilluar me kryeministrin dhe liderin e Lëvizjes VetëvendosjeAlbin Kurti, lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Abdixhiku tha se në këto takime nuk është diskutuar formalisht për emra konkretë për kandidat konsensual.

Ai theksoi se opinioni publik duhet ta dijë se emri i Murat Jashari nuk është propozuar asnjëherë si kandidat konsensual.

“Nuk kemi diskutuar formalisht për një emër. Dua ta them dhe këtë duhet ta dijë populli i Kosovës se s’kemi folur për asnjë emër konsensual. Emër konkret s’ka pasur asnjëherë”, deklaroi Abdixhiku.

Tutje ai bëri të ditur se i vetmi emër që është përmendur në këto takime ka qenë ai i Glauk Konjufca, i cili sipas tij është propozuar gjatë takimit të tretë.