Lajme

Abdixhiku: Kurti s’është pro-serb, por ka politika të gabuara

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:14 / 11 November 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e konsideron si gjuhë të rëndë cilësimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si pro-serb.

Ai tha se ka refuzuar gjithnjë të bëhet pjesë e këtij diskursi dhe çështjen e pro-Serbisë t’ia veshë secilit kryeministër.

“Unë kam refuzuar gjithmonë që të bëhem pjesë e diskursit që këtë çështjen e pro-Serbisë t’ia veshim kryeministrit të Kosovës dhe secilit kryeministër të deritanishëm. Edhe sot kur flasim për kryeministrat që thonë se janë pro-serb, është e njëjta gjuhë dhe e njëjta logjikë, pra i refuzojë të dyja. Unë nuk e konsideroj kryeministrin aktual të Kosovës si pro-serb, është gjuhë e rëndë kur thuhet dhe nuk e besoj si të tillë”, është shprehur Abdixhiku në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Kurti ka dhënë kontribute të mjaftueshme edhe në burgjet e Serbisë, por edhe në organizimin e jetës studentore, por se sipas tij, politikat e Kurtit janë të gabuara për Kosovën.

Sipas Abdixhikut, politikat e Kurtit janë naive dhe se po e çojnë Kosovën drejtë një situate të re e të rrezikshme, dhe sipas tij, për këtë arsye duhet ngritur zëri.