Lajme

Abdixhiku – Kurtit: Populli s’ta ka dhënë fuqinë e para 4 viteve, po të kërkon kompromis e jo insistim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:57 / 19 June 2025

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili I quajti deputetët e opozitës “nomad” .
“Fakti që nuk e kupton që është pjesë e një kuvendit të pakonsituar barabartë me te të tjerët, tregon më shumë për nivelin e dijes politike që e ka se sa për gjithçka tjetër.”, tha i pari i LDK-së.

Tutje, Abdixhiku iu drejtua Kurtit duke i thënë se nuk e ka fuqinë e para 4 viteve.

“Në qoftë se do, e bënë shumicën, s’paku teorikisht ka mundësi të bëj shumicën për votimin e Kuvendit.”

“Një lider që i ka 48 deputetë duhet të ketë përgjegjësi shtetërore për të pasur qeveri legjitime.”

“Fakti që s’ki qeveri legjitime, sillesh me rezultat të para 4 viteve, populli nuk ka vendos me ta dhënë atë fuqi që e ke pasur para 4 viteve, të kërkon kompromis me palët tjera, të ngarkon me përgjegjësinë e liderit e jo të insistimit e imponimit për zgjidhje sipas dëshirës tënde. Imponimi si metodologji është i padurueshëm në demokraci.”, tha ndër të tjera kryetari i LDK-së.